Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA - DRITA

Drita fiton në Prizren, gjashtë humbje rresht për Lirinë

Drita fiton në Prizren, gjashtë humbje rresht për Lirinë


16 February, 2024 @17:23

Vjen edhe humbja e gjashtë rresht për Lirinë në Superligë.

Sot prizrenasit u mposhtën 0-1 (Blerim Krasniqi 52’) nga Drita, që i rikthehet fitoreve në ligë pas humbjes nga Llapi xhiron e kaluar.

TABELA AKTUALE

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, kur Blerim Krasniqi me një shkëputje fantastike shënoi me kokë pas krosimit nga Besnik Krasniqi prej gjuajtjes së lirë.

Fitorja e sotme dhe barazimi i Ballkanit ndaj Niklit i japin shpresë Dritës në luftën për titull, kurse Liria vazhdon ta rrezikojë seriozisht rikthimin në ligën e parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga