Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KËNDELLJE NË PJESË TË DYTË PËR FITORE!

Dukagjini përmbys Malishevën, Victor shënon në debutim

Foto: KFDukagjini/ fb

Dukagjini përmbys Malishevën, Victor shënon në debutim


11 February, 2024 @16:53

Sulmuesi i ri i ekipit ka shënuar në debutim, ndërsa Dukagjini ka arritur të përmbys epërsinë e Malishevës nga pjesa e parë për të fituar ndeshjen dhe për të marrë tre pikë në nismë të pjesës pranverore të stinorit.

Dukagjini fitoi 2-1 [Iljasa Zulfiji 58’, Paulo Victor Silva 65’ - Drilon Hazrollaj 44’] ndeshjen, ndërsa me këtë fitore ekipi tashmë është më afër zonës që dërgon në Evropë sesa zonës së barazhit - lehtësim për trajnerin Armend Dallku dhe stafin e tij.

Paulo Victor @ Dukagjini

Ka qenë një gol i yllit të ekipit mysafir Hazrollaj, që u dha atyre epërsinë dhe qetësinë për pushim pjesëlojësh. Këmbëshpejti Hazrollaj dribloi mbrojtësin e vendasve, për të mashtruar në goditje edhe portierin Haxhihamza për epërsi.

TABELA AKTUALE

Mirëpo në pjesë të dytë ekipi i Qëndrim Kidës ra! Ka qenë Iljasa Zulfiji që barazoi rezultatin, ndërsa nga një sulm i shpejtë, debutuesi Paulo Victor ka shënuar me kokë për fitoren e ekipit të tij, ndërsa Dukagjini festoi në fund.

Me 27 pikë nga 19 ndeshje, Dukagjini është i gjashti në renditje, pasi mori fitoren e gjashtë sezonale, ndërkaq Malisheva është mbi ta, me 2 pikë më shumë.

FORMCIONET STARTUESE TË EKIPEVE:

DUKAGJINI: Haxhihamza; Shabani, Iseni, Dallku, Neziri; Hugo, Morina, Salhiu; Zulfiji, Mëziu; Paulo Victor.

MALISHEVA: n/a.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga