SUPERLIGA RINIS NESËR
Gjysmëstinori pranveror nis nesër, përcaktohen gjyqtarët e ndeshjeve
9 February, 2024 @13:34
Pjesa pranverore e stinorit në Superligë fillon nesër, ndërsa 5 ndeshjet e para luhen këtë fundjavë, ku dy ndeshje janë paraparë të luhen të shtunën më 10 shkurt, ndërsa tre të tjera të dielën më 11 shkurt.
Të dy ndeshjet e së shtunës janë interesante, derisa në pjesën e poshtme në luftë për secilën pikë takohen Fushë Kosova me Gjilanin, ndërsa për pjesën e lartë të tabelës, Drita pret Llapin.
Të dielën, Dukagjini pret Malishevën, Prishtina Feronikelin’74 kurse Liria e fundit në renditje, pret kampionin dhe liderin, Ballkani.
Në shortin e tërhequr në FFK për gjyqtarët e xhiros, janë përcaktuar që këta të jenë referët kryesorë të dueleve përkatëse:
NDESHJET dhe GJYQTARËT KRYESORË:
10 shkurt 2024: Fushë Kosova - Gjilani, gjyqtar kryesor: Valon Bajgora;
10 shkurt 2024: Drita - Llapi, gjyqtar kryesor: Visar Kastrati;
11 shkurt 2024: Dukagjini - Malisheva, gjyqtar kryesor: Mentor Ajeti;
11 shkurt 2024: Liria - Ballkani, gjyqtar kryesor: Mervan Bejtullahu;
11 shkurt 2024: Prishtina - Feronikeli’74, gjyqtar kryesor: Dardan Çaka.
— Të gjitha ndeshjet nisin prej orës 13:00.
REZULTATET E DERITASHME dhe NDESHJET E RADHËS