Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI BINDSHËM FITON

Kampioni e nis pranverën si kampion, deklason Lirinë

Foto: FCBallkani/ fb

Kampioni e nis pranverën si kampion, deklason Lirinë


11 February, 2024 @15:47

“Përparim Thaçi” përsëri ishte plotë me publik, por Liria nuk arriti që në debutimin e trajnerit të ri të ekipit Ali Gunes të bëj diçka kundër kampionit, Ballkani. Ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen, ndërsa shënoi tri herë për fitoren 0-3 [Gentrit Halili 22’, Almir Kryeziu 58’, Armend Thaqi 85’], duke mos i mundësuar as edhe një rast konkret vendasve.

Ndeshje e filluar mirë e Ballkanit, që shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Lirisë për të shënuar dy herë, ndërsa në 10 minutat e fundit të lojës Daja futi në ndeshje edhe të rikthyerin Korenica si dhe Jashanicën. Asnjë kundërpërgjigje prej Lirisë, derisa suharekasit vazhduan me dominim të plotë, e vetëm fati i shpëtoi vendasit nga humbja më e thellë.

Edvin Kuc

TABELA AKTUALE

Qendërmbrojtësi Gentrit Halili shënoi nga afërsia fillimisht, ndërsa më pas një kundërsulm i shpejt me Almir Kryeziun bëri që të shuante krejt shpresat e prizrenasve. Deri në fund, edhe Armend Thaqi shënoi me devijim, në kombinim me Mamadou Danfën, që e gjeti mirë me një pasim të dyfishtë.

Ballkani kështu nisi pranverën suksesshëm, ndërsa regjistroi fitoren e 13. për të arritur te 43 pikëshi si lider. Liria në anën tjetër, gjithnjë e më pak gjasa për mbijetesë, me vetëm 9 pikë nga 19 ndeshje të luajtura.

Liria vs. Ballkani

FORMACIONET STARTUESE TË EKIPEVE:

LIRIA: Shala; Dube, Kapra, Gashi, Cissokho; Stafa, Likaj, Beseni, Domi, Basha; Gjumsi. Trajner: Ali Gunes.

BALLKANI: Koliçi; Kuc, Halili, Thaqi, Potoku; Trashi, Limaj, Ismajlgeci; Hamidi, Kryeziu; Danfa. Trajner: Ilir Daja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga