FUSHË KOSOVA - GJILANI
Dorent Hajdari s’lejon humbjen, Fushë Kosova e Gjilani barazojnë
10 February, 2024 @14:56
Barazim mes dy skuadrave të parafundit të Superligës.
Fushë Kosova e Gjilani shënuan të dyja nga një herë, me ndeshjen në fjalë që në fund u mbyll 1-1 (Senad Jarovic 40’ / Dorent Hajdari 76’).
Sulmuesi i huazuar nga Struga gjatë janarit, Senad Jarovic, ishte ai që shënoi për epërsinë e Gjilanit në minutën e 40’, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 0-1 për Gjilanin.
I njëjti lojtar e gjeti edhe golin e dytë për Gjilanin gjatë pjesës së dytë, por për fatin e tij të keq, goli u anulua nga VAR-i (56’).
Rreth 20 minuta pas golit të anuluar të mysafirëve, vendasit e gjetën barazimin. Ishte zëvendësuesi Dorent Hajdari ai qe me një goditje fantastike me të majtën barazoi për 1-1.
Pas këtij goli të shënuar, rrjetat më nuk u prekën dhe ndeshja u mbyll me barazim.
Barazimi i sotëm i mban që të dyja këto skuadra në zonën e rrezikshme, por me Gjilanin me dukshëm gjasa më të mëdha për shpëtim.
Xhiron e ardhshme, Fushë Kosova i shkon Malishevës, kurse Gjilani e pret Prishtinën.