Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA KALON FERONIKELIN'74

Prishtina pa problem kalon Feronikelin’74

Prishtina pa problem kalon Feronikelin’74


11 February, 2024 @15:53

Me nga një gol për pjesë dhe me Jalen Blesën në formë, Prishtina ka shënuar fitore në rinisje të kampionatit duke e mposhtur Feronikelin’74, ku debutoi Shefki Kuqi trajner, 2-0 [Jalen Blesa 22’, Mërgim Pefqeli 57’pen.].

Tre pikët e fituara afrojnë Prishtinën, që është e katërta në renditje tabelare te Drita, e tretë. Bardhekaltërit me këtë fitore shpresojnë në vazhdim të mbarë të kampionatit, derisa “nikli” do të duhet të kërkojë pikë në javët tjera për t’i ikur edhe më shumë pozitës së barazhit.

TABELA AKTUALE

Hasan Hyseni asistoi te goli i parë i Prishtinës shënuar nga Blesa në pjesë të parë, ndërsa vetë Blesa u faulua në zonë për t’i siguruar penallti ekipit të tij në pjesë të dytë, ku kapiteni Pefqeli u tregua i pagabueshëm për fitore!

Prishtina e katërt në renditje, ka 29 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa Feronikeli’74 është i shtati me 21 pikë.

FORMACIONET STARTUESE TË EKIPEVE:

PRISHTINA: Kolaj; Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Uka, Pefqeli, Blesa. Trajner: Emmanuel Egbo.

FERONIKELI’74: n/a.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga