Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIER I RI NË PRIZREN!

Liria siguron Stivi Frashërin

Foto: FCLiria/ fb

Liria siguron Stivi Frashërin


9 February, 2024 @12:01

Portieri Stivi Frashëri është zyrtarizuar sot si lojtar i Lirisë. Futbollisti që mbrojti ngjyrat e Ballkanit përgjatë stinorit të kaluar, tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e ekipit prizrenas, ndërsa ekipi do të luftojë për mbijetesë në Superligë.

Korçari 33 vjeç është 191 centimetra i gjatë ndërsa para Ballkanit ka mbrojtur portën e Teutës, Kukësit, Flamurtarit, etj. Ai u rrit te Skënderbeu U-19, ndërsa më pas kaloi te Arisi i Selanikut, prej nga iu rikthye kampionatit shqiptar.

Frashëri pritet t’i jep siguri portës së Lirisë, ndërkaq pritet të debutojë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij në Kosovë, Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga