Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - FERONIKELI

Befasi në Suharekë, Nikli barazon ndaj Ballkani

Befasi në Suharekë, Nikli barazon ndaj Ballkani


16 February, 2024 @17:13

I drejtuar nga Shefki Kuqi, Feronikeli sot ka arritur një pikë mjaft të rëndësishme në Suharekë ndaj Ballkanit.

Kampionin aktual Feronikeli e ndali në barazim 2-2 (Walid Hamidi 30’, Vesel Limaj 50’ / Granit Musa 16’, Alban Shillova 45+4’).

TABELA AKTUALE

Skuadra nga Drenasi ishte dy herë në epërsi gjatë ndeshjes, por megjithatë Ballkani e gjeti dy herë forcën që të barazojë dhe kështu nuk lejoi pësimin e disfatës.

Vlen të përmendet që suharekasit takimin e luajtën me plot mungesa në formacionin bazë.

Kështu, Ballkani i jep hapësirë kundërshtarëve që t’I afrohen në luftën për titull, kurse Nikli shton shpresën për shpëtim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga