GJILANI - PRISHTINA
Shënojnë transferet e janarit, pikët ndahen
16 February, 2024 @17:35
Pa fitues mes Gjilanit e Prishtinës sot.
Skuadrat në fjalë barazuan 1-1 (Senad Jarovic 51’ / Ardian Limani 83’).
Të dyja skuadrat golat i gjetën nga lojtarë që erdhën te skuadrat përkatëse gjatë muajit janar.
Për Gjilanin shënoi për të dytën ndeshje me radhë Senad Jarovic, sulmuesi i huazuar nga Struga, kurse për Prishtinën shënoi Ardian Limani, emër i mirënjohur i futbollit vendor.
Barazimi i sotëm e lë Gjilanin në zonën e rrezikshme, kurse Prishtina për momentin është e katërta në renditje.
Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Niklit në Drenas, kurse Prishtina e pret Malishevën.