Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DUKAGJINI

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi 4 pikë larg kreut

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi 4 pikë larg kreut


18 February, 2024 @15:00

Fitoren e katërt rresht në Superligë Llapi e ka shënuar sot ndaj Dukagjinit në shtëpi.

Skuadrën nga Klina Llapi e mposhti 2-1 (Muhamet Hyseni 9’ (P), 58’ / Victor Hugo 90+1’).

Një karton i kuq i Besir Isenit të mysafirëve që në minutën e 7’, që njëkohësisht i dha një penallti vendasve, ndikoi në kahun që mori ndeshja shumë herët.

Penalltinë e fituar në gol e shndërroi Muhamet Hyseni, lojtar i cili e gjeti edhe golin e dytë personal në minutën e 58’. Goli i dytë u asistua nga Arbnor Ramadani.

TABELA AKTUALE

Rreth fundit të pjesës së parë, Ergyn Ahmeti i Llapit e gjeti gjithashtu golin, por ky gol u anulua nga VAR-i.

Ndonëse me një lojtar më pak, Dukagjini arriti ta gjejë golin në minutën e 90+1’, kur Victor Hugo shënoi nga pika e bardhë për 2-1. Por, për një rikthim të mundshëm ishte vonë dhe ndeshja u mbyll 2-1 për Llapin.

Kjo fitore e afron Llapin në 4 pikë me Ballkanin lider, kurse Dukagjini për momentin renditet i gjashti.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga