Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: LAKERS - HEAT

Mungojnë Dragic e Adebayo, LeBron e Davis me nga 30+

Mungojnë Dragic e Adebayo, LeBron e Davis me nga 30+


3 October, 2020 @8:43

Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Miami Heatin me rezultat 124-114, kaloi 2-0 në epërsi në serinë finale të NBA-së.

Djelmoshat e trajnerit Frank Vogel, e regjistruan një fitore të lehtë ndaj Miami Heatit. Lakers e shfrytëzoi maksimalisht mungesën e Goran Dragicit dhe Bam Adebayos, që munguan për shkak të lëndimeve.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen dyshja LeBron James e Anthony Davis. James ishte përsëri afër shifrave magjike triple-double prej 33 pikëve, 9 kërcimeve e 9 asistimeve, kurse Davis luajti me 32 pikë e 14 kërcime.

Te Miami u dalluan Jimmy Butler me 25 pikë, 13 asistime e 8 kërcime dhe Kelly Olynyk me 24 pikë me 9 kërcime, derisa u vërejt dukshëm mungesa e Adebayos në trapez.

Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 5 tetor në ora 01:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA