Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVEC

Musab Mala pranë rikthimit

Musab Mala pranë rikthimit


1 November, 2022 @22:14

Basketbollisti i Rahovecit, Musab Mala, mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, ka bërë të ditur KB Rahoveci pak më parë.

Mirëpo, vendimi përfundimtar për atë se do të luajë apo jo në ndeshjen ndaj Vëllaznimit, do të mirret në ditën e ndeshjes, ka bërë të ditur njoftimi i fundit i lëshuar nga KB Rahoveci.

“Lojtari po monitorohet në baza ditore. Ai është rikthyer në stërvitjet individuale në palestrën “Mizahir Isma” derisa të jetë gati për t’u bashkangjitur me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje të plotë. Vendimi për ndeshjen ndaj Vëllaznimit do të merret ditën e ndeshjes,” — ka bërë të ditur KB Rahoveci në njoftimin e lëshuar pak më parë.

Musab Mala & Chris Seeley @ Rahoveci - information

Kujtojmë, Mala ka qenë i lënduar dhe nuk ka qenë në lojë në përballjet e fundit të Rahovecit, ndërsa në ndeshjen e radhës te vreshtarët do të rikthehet Chris Seeley, që ka qenë i suspenduar me një ndeshje moslojë nga Komisioni i Garave për shkak të sjelljes së tij në përballje ndaj Pejës.

“Për amerikanin ka mbaruar periudha e suspendimit dhe ai është i gatshëm për t’u paraqitur të shtunën,” — ka shkruar njoftimi i klubit në fjalë sonte.

Rahoveci këtë fundjavë ndeshet me Vëllaznimin në Mizahir Isma, ku do të kërkojë fitoren e dytë sezonake. Vreshtarët deri tash kanë shënuar një fitore të vetme në Superligë dhe kanë bilancin më të dobët nga të gjitha skuadrat tjera, pasi që janë me 1 fitore e 7 humbje pas 8 xhirove të para.


 
Të gjitha lajmet nga