Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA STATS

Myles dhe Alihodzic, motorët e Prishtinës në 2019/20

TOPSPORTI/ A. P.

Myles dhe Alihodzic, motorët e Prishtinës në 2019/20


16 April, 2020 @23:08

Dy basketbollistët e Prishtinës që kanë qenë motorë të skuadrës në stinorin e anuluar 2019/20 janë Fahro Alihodzic dhe Divine Myles.

Qendra boshnjake ka shënuar më së shumti pikë për Prishtinën këtë stinor duke dhënë 403 sosh.

Ndërsa Myles me mesatare del më i miri i stinorit, pasi që në 16 përballjet e zhvilluara (u largua në pjesë të dytë të stinorit) ka shënuar 323 pikë, që e çojnë atë në shifrën e 20.18 pikëve për ndeshje.

Sa i përket të tjerëve, janë dalluar Mikaile Tmusic me Fisnik Rugova, që kanë kaluar shifrën e 200-shes këtë stinor, ndërsa basketbollistët që kanë zhvilluar më pak se 10 ndeshje këtë stinor, nuk janë futur në llogarinë e mesatares së shënuar, por vetëm janë paraqitur në tabelën e mëposhtme për kontributin e dhënë në Superligë me bardhekaltërit.



KREJT KOSHASHËNUESIT E PRISHTINËS 2019/20:

1.Fahro Alihodzic 403 pikë / 24 ndeshje
2.Divine Myles 323 pikë / 16 ndeshje
3.Mikaile Tmusic 280 pikë / 24 ndeshje
4.Fisnik Rugova 219 pikë / 24 ndeshje
5.Meriton Ismaili 167 pikë / 24 ndeshje
6.Jordan Johnson 154 pikë / 8 ndeshje
7.Edmond Azemi 151 pikë / 22 ndeshje
8.Dardan Berisha 106 pikë / 7 ndeshje
9.Anthony Goods 100 pikë / 6 ndeshje
10.Jonathan Wade 96 pikë / 12 ndeshje
11.Arian Memeti 69 pikë / 14 ndeshje
12.Don Polloshka 41 pikë / 14 ndeshje
13.Mërgim Jakupi 41 pikë / 8 ndeshe
14.Muhamedali Janjeva 40 pikë /10 ndeshje
15.Dewayne Jackson 33 pikë / 3 ndeshje
16.Shea Feehan 10 pikë / 2 ndeshje
17.Jonathan Janssen 2 pikë / 2 ndeshje
i: vetëm në Superligë

 
Të gjitha lajmet nga