Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAU GASOL

NBA: Pensionohet Pau Gasol

NBA: Pensionohet Pau Gasol


5 October, 2021 @18:18

Pas 19 sezoneve të kaluara në NBA, legjenda e basketbollit spanjoll dhe botëror, Pau Gasol, është pensionuar nga loja aktive.

Lajmi u bë i ditur pak më parë nga mediat amerikane, të cilat ndër të tjera raportojnë që klubi i LA Lakers do ta pensionojë fanellën me numrin 16 për nder të legjendës Gasol.

Gjatë karrierës së tij, Gasol ka fituar dy tituj të NBA, ka qenë “NBA Rookie of the Year”, 6 herë ka marrur pjesë në ndeshjen All-Star, ka qenë një herë MVP i kampionatit botëror gjersa e përfaqësonte Spanjën si dhe dy herë MVP i kampionatit evropian.

Përveç karrierës në NBA, Gasol ka luajtur edhe te Barcelona, ku e filloi dhe e përfundoi karrierën si lojtar.


 
Të gjitha lajmet nga NBA