BESIM BRAHA
“Ndërprerja e ndeshjes ishte urdhër i Shtriksit”
11 January, 2017 @21:02
Pas vendimit për ndërprerje të ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Pejës, anëtari i kryesisë së klubit mitrovicas, Besim Braha, dha një intervistë të shkurtër për kanalin televiziv, Supersport, ku fajin e ndërprerjes së ndeshjes ia la Drejtorit Sportiv të Ligës Ballkanike, Shay Shtriks.
“Ndërprerja e ndeshjes ishte urdhër i Shtriksit drejt gjyqtarëve dhe delegatit. Gjithçka vendoset sipas dëshirës së tij,” tha Braha, derisa pranoi se ndeshja pritet t’i takojë me rezultat zyrtar skuadrës së Pejës.