RENOVIM

Ndërrim i formatit në Euroleague
12 April, 2016 @16:35
Në stinorin e ardhshëm, do të bëhen disa ndryshime në formatin e Euroleagues.
Që nga stinori 2016/17, në vend të 24 ekipeve pjesëmarrëse, do të zbritet numri në 16. Skuadrat do të kenë një maraton prej 30 javësh, që do të luhet në formatin e ligës.
Ndërsa skuadrat që do ta përfundojnë ligën në tetë vendet e para, do ta kenë të drejtën e inkuadrimit në Play Off, derisa Play Offi do të jetë me një
seri prej 5 ndeshjeve, për t’u kualifikuar në Final Four.
Skuadrat të cilat posedojnë licensën A, do të marrin pjesë direkt: Fenerbahçe , Anadolu Efes, CSKA Moska, Emporiao Armani Milano, Barcelona, Laboral Kutxa, Real Madrid, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos dhe Zalgiris Kaunas, janë skuadrat që e posedojnë këtë licensë.
Nga liga e rusisë, liga adriatike, liga gjermane dhe e spanjolle, do të ketë të drejtë nga një skuadër të kyçet me licensën B.
Gjithashtu edhe fituesi i Eurocupit, do ta ketë mundësinë që të garrojë në Euroleague.