Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMO

Ndërron jetë trajneri legjendar i Utah Jazzit, Jerry Sloan

Foto: nba.com/jazz

Ndërron jetë trajneri legjendar i Utah Jazzit, Jerry Sloan


22 May, 2020 @16:55

Në moshën 78 vjeçare sot në mëngjes ka ndërruar jetë trajneri legjendar i ekipit të Utah Jazzit, Jerry Sloan.

Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e Utah-së, ndërsa Sloan së fundi kishte komplikime me sëmundjen e Parkinsonit.

“Jerry Sloan do të mbahet gjithmonë në mend si sinonim i Utah Jazzit. Ai do të jetë përgjithmonë pjesë e kësaj organizate dhe ne i bashkohemi familjes, miqve dhe adhuruesve të tij në dhimbje për humbjen e tij fizike. Jemi aq falenderues për dedikimin e tij përgjatë viteve për emrin tonë,” ka shkruar ndër të tjera skuadra të cilën ai e drejtoi për shumë vite.

Sloan që ka drejtuar Chicago Bullsin prej vitit 1979 - deri në vitin 1982, ka punuar si ndihmës-trajner i xhezerëve prej vitit 1985 deri në vitin 1988 ndërsa prej 1988 deri në vitin 2011 ka qenë kryetrajner i ekipit nga Salt Lake City. 23 vite të plota.

Përndryshe ai ka qenë lojtar shumëvjeçar i Chicago Bullsit. Pas një stinori të kaluar si lojtar te Baltimore Bullets (1965/66) ai u bë pjesë e Bullsave ku kaloi dhjetë vitet tjera si lojtar (1966 - 1976).

Emri i tij u vu në pah kryesisht në fitoret e mëdha që i arriti me dyshen John Stockton dhe Karl Malone, kur Utah fitonte Konferencën Perëndimore me radhë, derisa në finale mposhtej nga ish ekipi i tij me Michael Jordanin kundërshtar.


 
Të gjitha lajmet nga NBA