Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MBETUR

Ndeshja e mbetur Prizreni-Trepça luhet sonte

Ndeshja e mbetur Prizreni-Trepça luhet sonte


24 November, 2022 @16:11

Përballja e mbetur e xhiros së tetë të Superligës, që ishte planifikuar për tu zhvilluar në kuadër të Ligës Unike, luhet sonte në Sezai Surroi të Prizrenit, ndërsa takohen Prizreni dhe Trepça.

Mitrovicasit nuk do të arrijnë të debutojnë në Ligën Unike, pasi që kjo ligë u pezullua që në fillim të stinorit, pasi që ekipet nga Shqipëria bojkotuan atë. Kështu, ndeshja e mbetur Prizreni-Trepça, luhet sonte me fillim prej orës 19:00.

Prizreni hyn në këtë ndeshje me bilanc 4-5 dhe do të dëshirojë që të përmirësojë bilancin negativ që ka, ndërsa Trepça kërkon fitore për tu barazuar me Prishtinën në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga