BRANIMIR PAVIC
Ndeshja më e veçantë e këtij edicioni
21 May, 2016 @13:32
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, ndeshjen e sontme që do ta luajë skuadra e tij kundër Sigal Prishtinës, e ka quajtur si ndeshja më e veçantë dhe më interesante e këtij edicioni.
“Kjo ndeshje do të jetë më e veçanta dhe më interesantja prej të gjitha të tjerave që janë zhvilluar këtë edicion, pasi do të vendosë për titullin e kampionit. Vlerësoj shumë cilësinë e Prishtinës, por besoj në ekipin tim, i cili këtë herë do ta ketë përkrahjen e tifozëve dhe do ta kërkojë fitoren për t’u shpallur kampion. Mbi të gjitha, shpresoj të aplikojmë një lojë të mirë dhe në fund t’i gëzojmë tifozët tanë Gjatë këtij edicioni kemi treguar se mund të matemi me Prishtinën dhe jam optimist i madh, pasi do të dalim për fitore,” ka thënë Pavic, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Peja dhe Sigal Prishtina sot do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë të serisë finale të Play Offit, ku fituesi i këtij takimi edhe do të shpallet kampion i edicionit të sivjetëm.