EDMOND AZEMI
Gabimet nuk falen
21 May, 2016 @11:36
Kapiteni shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka thënë se ekipi i tij meriton të stoliset me titull pasi që ka qenë ekip më i mirë gjatë gjithë edicionit.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes së fundit të serisë, ai ka shtuar se në ndeshjen e sontme gabimet nuk falen.
“Shkojmë të motivuar për të fituar këtë duel dhe pastaj të kthehemi në kryeqytet e të festojmë. Meritojmë të stolisemi me këtë trofe, sepse kemi qenë ekip më i mirë gjatë gjithë edicionit. Peja ka ekip të fortë, fakti që i mposhtëm me 25 pikë në ndeshjen e fundit nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të mobilizohemi, sepse bëhet fjalë për një ndeshje të vetme ku gabimet nuk falen,” kanë qenë fjalët e kapitenit thënë për basketbolli.com.
Prishtina do të kërkojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës sonte në “Karagaç” të Pejës pasi që kjo është përballja e fundit e serisë finale dhe rezultati aktual është 2-2.