KOSOVA PO BËHET
Sina pranon Kosovën
20 May, 2016 @23:07
Basketbollisti që luan për ekipin George Washington në NCAA, Jaren Sina, do të jetë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në baskteboll.
Njoftimin për pranimin e tij të luaj për vendin e tij të origjinës, Kosovën, e ka dhënë kreu i FBK-së, Erolld Belegu, përmes një njoftimi në Facebook.
“Reprezentacioni i Kosovës po bëhet. Amerikani me origjinë nga Kosova, Jaren Sina, pranoi të jetë pjesë e reprezentacionit të Kosovës. Aset i madh për reprezentacionin tonë,” ka shkruar Belegu në anglisht.
Sina 22 vjeç është 188 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit.