WARRIORS 1-1 THUNDER
Curry shëndrit, kampioni barazon serinë
19 May, 2016 @6:13
Stephen Curry ka shënuar 15 pikë të njëpasnjëshme në më pak se 2 minuta kah fundi i çerekut të tretë, ndërsa prej atij mometin nuk kishte më dilema se Golden State Warriors do të ndalet.
Kampionët aktual e mposhtën në ndeshjen e dytë të serisë finale të Konferencës Oklahoma City Thunderin 118-91 për të bërë rezultatin e përgjithshëm 1-1 në ndeshje.
Curry shënoi 28 pikë në 29 minuta lojë sa ishte në parket, ndërsa përveç tij edhe 6 lojtarë tjerë të ekipit shënuan pikë dyshifrore, duke nisur nga Dray Green që dha 10 e deri te Klay Thompson që shënoi 15 të tjera në fitoren e ekipit.
Te Oklahoma City Thunder më efikasi ka qenë superylli i tyre Kevin Durant. ‘Durantulla’ shënoi 29 pikë në këtë ndeshje, ndërsa përveç tij vetëm edhe Russell Westbrook arriti të përfundojë ndeshjen me pikë dyshifrore të shënuara, 16.
Në dy ndeshjet e radhës serisa bartet në Oklahoma, ku në mëngjesin e hershëm të 23 dhe 25 majit do të ndeshen finalistët e Konferencën Perëndimore.