CAVALIERS
10-shja perfekte e Cavs dhe triple-double nga Lebron
20 May, 2016 @7:56
Pas shkëlqimit të Golden State Warriors në stinorin e rregullt me fitore, tash Cleveland Cavaliers po hyn në histori të Play-Offit me fitore.
Skuadra e Tyronn Lues ka arritur serinë prej 10 fitoreve me radhë në Play-Off, shifër që e ka arritur vetëm LA Lakers (1989 dhe 2001) dhe San Antonio Spurs (2012) deri sot, ndërsa LeBron James ka përfunduar ndeshjen me triple-double, dukë shënuar 23 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, në fitoren e ekipit të tij 108-89.
Cleveland Cavaliers tash ka marrë epërsinë prej 2-0 në serinë e finales së Konferencës Lindore të NBA, ndërsa dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Toronto.