DRILON HAJRIZI
S’përsëritet ndeshja e katërt
21 May, 2016 @11:30
Basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi, në prononcimin e tij pas ndeshjes së katërt të serisë finale të Play-Offit kishte thënë se ajo ndeshje nuk guxon të përsëritet më nga ekipi i tij.
Sonte Peja e Prishtina luajnë për titullin kampion. Fituesi shpallet kampion i Kosovës.
“Duhet të përgatitemi në mënyrë që në fundjavë në “Karagaç” të ngrejmë titullin e kampionit para tifozëve tanë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, por edhe jemi të bindur se ndeshja e katërt nuk guxon të përsëritet më,” ka thënë Hajrizi ditë më parë për faqen zyrtare të FBK-së.
Duke filluar nga ora 19e30 Peja dhe Prishtina dalin në betejën e fundit të stinorit që do të kurorëzojë njërën skuadër.