Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN EAGLE YLLI - VËLLAZNIMI

Ndeshje e zjarrtë në Suharekë, Ylli merr kreun me fitore

Ndeshje e zjarrtë në Suharekë, Ylli merr kreun me fitore


31 January, 2021 @16:42

Skuadra e Vëllaznimit për pak sa nuk arriti të bëjë befasinë e madhe. Gjakovarët e djerësitën së tepërmi skuadrën favorite Golden Eagle Ylli në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Suharekë, por në fund vendasit falë përqëndrimit më të madh në momentet më vendimtare arritën deri te fitorja me rezultat 75-71.

Takimi ishte i barabartë gjatë gjithë kohës, ku epërsia kalonte herë te njëra e herë te tjetra skuadër, ndërsa rezultati më i thellë asnjëherë nuk shkoi më shumë se gjashtë pikë (59-53 dhe 75-69).

Dora e padridhur e Elyjah Clark që shënoi katër pikë nga gjuajtjet e lira në fund, ia siguroi këtë fitore shumë të rëndësishme për Yllin.

TABELA AKTUALE

Koshashënuesi më i mirë te Ylli ishte Erjon Kastrati me 18 pikë, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Omogbo me 22 pikë dhe 14 kërcime.

Ylli me këtë fitore është ngjitur në krye të radhitjes tabelare, me pikë të barabarta sa ka edhe skuadra e Ponte Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga