Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR I LIGËS UNIKE

Në garë për 14 mijë euro!

Në garë për 14 mijë euro!


15 April, 2022 @14:03

Fondi i shpërblimeve në Ligën Unike është bërë i ditur dje në konferencën për shtyp të mbajtur në zyret e FBK-së. Liga Unike do të shpërndajë 25 mijë euro për ekipet pjesëmarrëse të Final Four, që do të mbahet në Karagaç të Pejës më 20 e 21 prill 2022.

E se si do të “ndahet torta” nga 25 mijëshi i Ligës Unike është bërë e ditur sot.

Humbësit e gjysmëfinaleve do të marrin nga 3 mijë euro.

Fituesit e gjysmëfinaleve do të marrin nga 5 mijë euro.

Ndërsa skuadra që fiton trofeun dhe shpallet kampion i Ligës Unike 2021/22 do të merr edhe 9 mijë euro shtesë.

Kështu, ekipi kampion do të merr në total 14 mijë euro nga 25 mijëshi total që është paraparë për Final Four të edicionit të dytë të Ligës Unike.

Sa i përket ndeshjeve, më 20 prill në ditën e parë të Final Fourit në ora 17:00 ndeshet kampioni aktual Ylli me Teutën, ndërsa prej orës 20:30 Peja organizatore dhe finaliste e edicionit të kaluar luan ndaj Prizrenit’16.

Humbësit e gjysmëfinaleve luajnë më 21 prill në ora 17:00, ndërsa fituesit e gjysmëfinaleve luajnë finalen e madhe me fillim prej orës 20:30.

Sa i përket biletave për ndeshje, organizatori ka bërë të ditur se bileta për të gjitha ndeshjet është 10 euro (dy-ditore) ndërsa për një ndeshje (cilado) është 5 euro.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike