Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA PUBLIKU

Në palestra, pa tifozë - vazhdon situata e njëjtë

Në palestra, pa tifozë - vazhdon situata e njëjtë


18 September, 2021 @16:50

Përkundër njoftimeve të skuadrave të elitës se do të lejohen deri në njëqind tifozë për ndeshje, kjo nuk do të ndodhë.

FBK ka bërë të ditur se masat vazhdojnë deri më 26 shtator, ashtu siç ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë dhe se tifozët nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në palestra së paku deri më 26 shtator 2021.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se ndeshjet e xhiros së dytë në Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen pa shikues. Kjo për shkak të masave nga Qeveria e Kosovës që vlejnë deri më 26 Shtator. FBK deri më tani ka respektuar masat me përpikëri dhe shpreson që nga xhiro e ardhshme, ndeshjet të zhvillohen me shikues, sipas masave nga Qeveria e Kosovës, duke respektuar masat anti-covid. Federata e Basketbollit e Kosovës do të respektojë rregullat, ashtu siç i ka respektuar deri më tani, dhe shpreson që do të rikthehen shikuesit sa më shpejt, pasi janë shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës,” ka shkruar FBK-ja në njoftimin e botuar sot.

Kështu, edhe xhiroja e dytë e Superligës do të zhvillohet pa publik në palestrat tona, derisa pritet të shihet se si do të vendos “shteti” për masat e pas 26 shtatorit, sa i përket masave anti-COVID-19.

Sa i përket ndeshjeve, sot luhen dy lojë në Superligë, ku Rahoveci pret Dritën prej orës 17:00 në Mizahir Isma, ndërsa prej orës 19:00 luhet derbi mes Prishtinës dhe Pejës Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga