Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Në pozitë të mirë për tu kualifikuar tutje

Në pozitë të mirë për tu kualifikuar tutje


7 December, 2021 @12:43

Pas fitores së mbrëmshme ndaj TFT të Maqedonisë Veriore, trajneri kroat i Prishtinës Ante Nazor ka thënë se tash është në pozitë të mirë tabelare ekipi i tij dhe mund të shpresojë në kualifikim.

Ai ka theksuar se mundësia e përdorimit të më shumë lojtarëve të huaj në BIBL, bën që ekipi i tij të duket më i mirë në garat ndërkombëtare sesa në ligën vendore.

“Kemi qenë më të fokusuar që në start të ndeshjes, ndërsa e kemi kontrolluar atë për 40-minuta. Gjithashtu kemi arritur qëllimin që t’i mposhtim ata me rezultat më të thellë sesa që na mposhtën ata në Shkup. Nuk jam i kënaqur me disa gjëra, por më mirë është të mësojmë përmes fitoreve gabimet. Shpresoj të hyjmë në ritëm tash,” ka thënë fillimisht Nazor.

“Përgjithësisht, luajmë më mirë në BIBL sesa në Superligë sepse mund të përdorim më shumë lojtarë të huaj, që na ndihmon në objektiva përgjatë lojës. Tash mund të them që jemi në pozitë të mirë për të shkuar tutje në BIBL dhe e vetmja gjë që duhet bërë është të qëndrojmë të fokusuar,” ka thënë në fund ai.

Prishtina me këtë fitore ka bërë bilansin 3-2 në Grupin B të BIBL. Ndërsa gjendja aktuale e tabelës në këtë grup është si mëposhtë:

GRUPI B, BIBL:

1. Akademik 4-2
2. TFT 3-4
3. Prishtina 3-2
4. Beroe 2-3
5. Ironi Nahariya 2-1
6. Ibar 1-3.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League