DEKLARATA E PARË PËR EKIPIN E RI
Nedim Bajrami për 4 milionë euro kalon në ishullin britanik
31 August, 2024 @7:24
Mefsushori ofanziv i Shqipërisë dhe njeriu që hyri në histori të EURO-ve duke shënuar golin më të shpejtë aty, Nedim Bajrami, është lojtar i ri i kampionit të shumëfishtë të Skocisë, Glasgow Rangers.
I lindur në Zurich të Zvicrës, Bajrami 25 vjeçar pas karrierës standarde në Itali me ekipet si Empoli e Sassuolo së fundi, për shumën e raportuar nga mediat prej 4 milionë eurove është bërë anëtar i ri i ekipit skocez.
Rangers në webfaqen e klubit ka shkruar se ka nënshkruar kontratë afatgjate me Bajramin, duke mos e theksuar sa, ndërsa në deklaratën e tij të parë të dhënë për klubin mesfushori ka thënë:
”Është klub i njohur në gjithë botën që ka fituar trofe të shumtë dhe ka luajtur në finale evropiane më parë. Kam pasur bisedë tepër të mirë me menaxherin dhe besoj që Rangers është lëvizje e mirë në këtë pikë të karrierës sime. Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët dhe tifozët.”