Të gjitha lajmet

DRILON HAJRIZI

Nëse japim maksimumin, marrim rezultate pozitive

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Nëse japim maksimumin, marrim rezultate pozitive

Teksti: FBK

20 November, 2020 @15:57

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, para dy ndeshjeve me Sllovakinë dhe Islandën. Dardanët po stërviten në Marigona Residencë, derisa të hënën do të udhëtojnë drejt Bratisllavës për dy takimet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Basketbollisti i Kosovës, Drilon Hajrizi ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe dy ndeshjet e nëntorit. “Ne do të kemi edhe dy teste PCR para zhvillimit të ndeshjeve, ku do të mësohet cili do të jetë ekipi i kompletuar për këto dy sfida. Me këtë fond të lojtarëve që jemi momentalisht, ne jemi duke u stërvitur maksimalisht dhe do të mundohemi të japim maksimumin. Sigurisht se nuk është e lehtë, pasi pandemia ka shkaktuar probleme, jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, por besoj se me këso probleme po ballafaqohen edhe skuadrat kundërshtare, edhe pse nuk e kemi 12-shen e tyre”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kapiteni i Pejës ka folur edhe për synimet në këto ndeshje. “Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, është shprehur tutje Hajrizi.

Përballja e parë do të jetë ndaj Sllovakisë më 26 nëntor, kurse pas dy ditësh do të përballen me Islandën.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

VJEN EDHE TMUSIC

Arrin edhe Tmusic, kompletohet Kosova

Mikaile Tmusic në përballjen e Kosovës ndaj Islandës, në shkurt të këtij viti/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

20 November, 2020 @22:29

Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusic të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos. Tmusic, basketbollist…

EKSKLUZIVE

Mësohet lista e gjërë e përfaqësueses së Kosovës

TopSporti.com/ A. Paçarizi

17 November, 2020 @16:01

Megjithëse ende nuk është bërë publike zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës, TopSporti.com ka mësuar listën e gjërë…

KOSOVA

Përfaqësusja e basketbollit, 5 të ftuarit e parë

17 November, 2020 @15:21

Në prag të ndeshjeve të muajit nëntor, përfaqësuesja e Kosovës te meshkujt në basketboll grumbullimin do ta fillojë nga dita…

SHTYHET SUPERLIGA

FBK shtyen 2 xhirot e radhës në Superligë

16 November, 2020 @21:01

Përmes një njoftimi të lëshuar sot në faqen zyrtare te Federatës, FBK ka bërë të ditur se ka shtyer dy…

MATCH REPORT: PEJA-RAHOVECI

Peja tregon forcën në çerekun e fundit

Pamje nga perballja e muajit shkurt mes Rahovecit dhe Pejes/TOPSPORTI/ A. P.

31 October, 2020 @20:42

Ekipi i Pejës ka treguar forcën në çerekun e fundit të ndeshjes ndaj Rahovecit, për t’i mposhtur ata me 20…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja