Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COURTNEY FELLS

Nëse luftojmë njëjtë, e fitojmë titullin

Courtney Fells, duke dhënë deklaratën pas fitores ndaj Prizrenit'16/ Foto: sshot/ytube

Nëse luftojmë njëjtë, e fitojmë titullin


21 April, 2022 @1:43

Basketbollisti amerikan i Pejës, Courtney Fells, në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Prizrenit’16 në gjysmëfinale të Ligës Unike, ka thënë se ekipi i tij ka luftuar shumë për të arritur në finale.

Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e pritur, pasi që në luftë për titull, secili ekip lufton shumë dhe duhet ekstra mund për të arritur fitoren.

“Natyrisht se do të kishte luftë në fushë, për titull kur luhet gjithmonë është vështirë,” ka thënë fillimisht Fells, që shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 31, ndërsa luajti me saktësi 50% për tri pikë.

“Ne duhet të luftojmë shumë në ndeshje sikurse sonte dhe ekipi më i mirë do të fitojë. Natyrisht, që unë besoj që ne do të jemi fituesit,” ka thënë në fund Fells, kur u pyet për duelin final.

Kujtojmë, Fells ka qenë lojtar i Prizrenit’16 ndërsa te Peja kaloi në pjesën e dytë të stinorit. Peja mposhti Prizrenin’16 në gjysmëfinale të Final Fourit për të arritur finalen. Në finale verdhezinjtë që janë organizator të Final Fourit ndeshen me Yllin. Pikërisht, Ylli kishte mposhtur Pejën në finalen e kaluar, të parën e garës, për të marrë trofeun e parë të ligës mbarëkombëtare. E KB Peja ka mundësinë që nesër, për revansh.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike