Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - AS PRISHTINA

New Basket - AS Prishtina, fituesi u caktua në fund

New Basket - AS Prishtina, fituesi u caktua në fund


27 November, 2021 @23:58

Një ndeshje interesante të Ligës së Parë, është luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në mes të New Basket - AS Prishtina.

Fituesi në këtë duel u caktua në minutat e fundit, ku me shënimet e Don Polloshkës dhe Dion Haxhosajt, AS Prishtina e mposhti kundërshtarin me rezultat 81-85.

Dion Haxhosaj shkëlqeu me 42 pikë e 17 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Don Polloshka me 18 pikë, 11 asistime e 5 kërcime.

Te New Basketi më i miri ishte përforcimi i ri Jordan Robinson. Ai luajti me 38 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina me 3 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e pestë, kurse New Basketi ka bilanc prej 2 fitoreve e 5 humbjeve deri më tani.

Në xhiron tjetër AS Prishtina përballet me Marigona Hill Prishtinën, derisa New Basketi me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë