Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - VUSHTRRIA

New Basket triumfon ndaj Vushtrrisë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

New Basket triumfon ndaj Vushtrrisë


22 November, 2020 @17:25

Skuadra prizrenase, New Basket, ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 77-71.

Ndeshja ishte e barabartë deri në çerekun e fundit, e në 10 minutat e fundit skuadra prizrenase ishte ajo që e kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti në fund.

Bardh Rexha shkëlqeu me 26 pikë, 14 kërcime, 5 asistime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë, derisa u ndihmua edhe nga amerikani Joshua Juddine me 20 pikë 8 kërcime.

Engjëll Ramaj me 28 pikë dhe Albion Imeri me 20 pikë ishin të vetmit te Vushtrria me pikë dyshifrore, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 2 fitore e 3 humbje pas 5 xhirove të zhvilluara.

Në xhiron e gjashtë New Basket takohet me liderin AS Prishtina, kurse Vushtrria me Lipjanin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë