Ç3: NEWBASKET - VUSHTRRIA

NewBasket pranë finales
11 February, 2022 @15:22
Skuadra e NewBasket është shumë afër finales së Kupës së Ligës së Parë në Final 8, pasi që në çerekun e tretë të ndeshjes kanë ngritur edhe më shumë epërsinë ndaj Vushtrrisë.
Prizrenasit kanë marrë këtë çerek me rezultat 28-15 për të çuar rezultatin e përgjithshëm në 73-46.
Jordan Robinson po shkëlqen te NewBasket me 23 pikë, ndërsa Vushtrria më i miri deri tash po duket të jetë Anes Gashi me 18 pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.