Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PEJA

Nga -22 Bashkimi rikthehet, e 5-ta fitore rresht

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Nga -22 Bashkimi rikthehet, e 5-ta fitore rresht


27 December, 2020 @16:19

Skuadra e Bashkimit e riktheu rezultatin në pjesën e dytë kundër Pejës dhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 92-83.

Peja gjatë ndeshjes e kishte krijuar një epërsi prej 22 pikëve, por Bashkimi me mbrojtje të fortë në çerekun e tretë, duke pësuar vetëm 6 pikë e shënuar 27 sosh, e riktheu rezultatin dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Shaq Carter dhe Sean Hoehn ishin koshashënuesit më të mirë te Bashkimi. Carter luajti me 22 pikë e 13 kërcime, kurse Hoehn me 22 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Gjithashtu u dalluan edhe Musab Mala me 21 pikë dhe Julian Hamati me double-double prej 18 pikëve e 13 kërcimeve.

Te Peja munguan yjet Dardan Berisha e Drion Hajrizi, derisa shkëlqeu Dion Dixon me 31 pikë, por nuk mjaftoi për ta ndalur serinë pozitive të Bashkimit.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore e përforcoi pozitën e pestë me 6 fitore e 5 humbje, kurse Peja ka bilanc prej 7 fitoreve e 4 humbjeve.

Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Rahovecin, derisa Peja e pret Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga