DERI NË SEKONDËN E FUNDIT
Ngushtë në grupin e Prishtinës
11 November, 2015 @11:38
Grupi K i FIBA Europe Cup ku bën pjesë edhe Sigal Prishtina është shndërruar në njërin ndër grupet më interesante sa i përket luftës për dalje në fazën tjetër të garës.
Përveç Energias rumune që nuk po njeh kundërshtar, skuadrat tjera duhet të luftojnë deri në sekondat e fundit të çdo ndeshjeje për të siguruar daljen.
Energia ka shënuar 3 fitore nga 3 ndeshjet e para të zhvilluara në këtë grup duke i mposhtur të gjithë kundërshtarët, ndërsa të gjitha skuadrat tjera kanë bilanc 1 fitore e 2 humbje (Sigal Prishtina, Astana dhe AEK Larnaca).
E mira për Sigal Prishtinën është se dy ndeshje tjera nga 3 në total i luan si vendas në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe mund të llogarit në kalimin e grupit që po tregohet shumë i barabartë në garë për vendin e dytë.
Sigal Prishtina pret Energian e pamposhtur në ndeshjen e radhës të FIBA Europe Cup më 17 nëntor, para se të udhëtojë në Kazakistan për t’u përballë me Astanën dhe të pret AEK-un.
TABELA AKTUALE E GRUPIT K:
1 | Energia RUM | 3 ndeshje | 6 pikë | |
2 | AEK Larnaca QIP | 3 ndeshje | 4 pikë | |
3 | Astana KAZ | 3 ndeshje | 4 pikë | |
4 | Sigal Prishtina KOS | 3 ndeshje | 4 pikë |