PAS PJESËS SË PARË
Ngushtë për Bashkimin
10 December, 2016 @19:44
Pjesa e parë e ndeshjes më interesante të fundjavës në Superligë të Kosovës, ndërmjet Bashkimit të Prizrenit dhe Yllit të Suharekës ka kaluar në të mirë të vendasve.
Pas çerekut të parë të kaluar me rezultat të barabartë 22-22, Bashkimi ka pasur një avantazh të lehtë në çerek të dytë duke shtrënguar mbrojtjen për ta përfunduar pjesën me rezultat të përgjithshëm, 39-32.