FERONIKELI - KERASAN PRISHTINA
Nikli pa humbje
4 November, 2018 @20:57
Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, edhe xhiron e katërt e mbylli me fitore.
Viktima e radhës për Niklin ishte Kerasan Prishtina. Duke dominuar gjatë tërë ndeshjes, ata mposhtën kundërshtarin me rezultat 130-69.
Arti Hajdari dhe Sami Hajzeri luajtën me nga 29 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Mustafë Merovci me 27 pikë të tjera.
Te Kerasan Prishtina më i dalluari ishte Endrit Krasniqi me 28 pikë të shënuara.
Feronikeli me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e dytë me bilanc prej 4 fitoreve, ndërsa Kerasan Prishtina ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve.