LIRIA TRIUMFON NË MITROVICË!

Fotot: FCLiria/ fb
Nikqi i sjell fitore të madhe Lirisë në “Riza Lushta”
14 April, 2025 @21:57
Është ndezur plotësisht lufta së paku për pozitën e dytë që siguron barazhin për Superligë! Liria ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Trepçës’89 në “Riza Lushta” falë golit të sulmuesit qendror të tyre, Dijar Nikqi. Ky i fundit, shënoi në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që pjesa e parë kishte përfunduar pa gola, 0-0. Rol të rëndësishëm në fitoren e Lirisë luajti edhe portieri Flamur Gashi, që tregoi cilësitë e tij!
Me Trepça’89 - Liria 0-1 [Dijar Nikqi 59’], kjo ka qenë disfata e parë e ‘89-shit të drejtuar nga Shpëtim Idrizi në pjesën pranverore të stinorit! Trepça’89 mbetet e dyta në renditje me 40 pikë nga 22 ndeshje, sa ka edhe Liria me këtë fitore, në pozitë të katërt! Në pozitë të tretë Vëllaznimi, gjithashtu ka 40 pikë! Liderja Drenica ka 45 pikë.