Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA, PRISHTINA E BASHKIMI

Nisin me rivalët e njohur

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Nisin me rivalët e njohur


28 January, 2016 @23:23

Faza e dytë grupore e Balkan League nis mesjavën e ardhshme, derisa atë do ta hap Peja në “Karagaç” ndaj Levski 2014. 

Peja ka pasur këtë kundërshtar në grup edhe në fazën e parë dhe e ka mposhtur dy herë, brenda dhe jashtë. 

Njejtë sikurse Peja, edhe Sigal Prishtina do të takohet me rivalin nga grupi i fazës së parë edhe në të dytin, Kozuv. 

Sigal Prishtina kishte mposhtur në shtëpi dhe kishte pësuar disfatë si mysafir ndaj Kozuvit në fazën e parë grupore. 

E Bashkimi pret në “Sezai Surroi” Teodon. Bashkimi ka bilanc 1 fitore dhe 1 humbje ndaj Teodos, derisa të dyja këto duele kishin kaluar ngushtë, ku në ndeshjen e parë Teodo i kishte mposhtur me 3 pikë epërsi, ndërsa Bashkimi kishte fituar me 1 pikë dallim në Prizren. 

Peja luan më 2 shkurt ndaj Levskit, ndërsa Sigal Prishtina dhe Bashkimi zhvillojnë ndeshjet e tyre një ditë më vonë. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League