GAME 3: BLAZERS - WARRIORS
Një fitore larg finales së madhe
19 May, 2019 @9:52
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, është një fitore larg finales së madhe.
Warriorsat e mposhtën Portlandin në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konferencës Perëndimore me rezultat 110-99 dhe kaluan 3-0 në epërsi në seri.
Portlandi përsëri nuk arriti ta kontrollojë epërsinë që e kishte gjatë lojës. Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, disavantazhin prej -18 pikëve, e kthyen në avantazh dhe e mposhtën kundërshtarin.
Golden State edhe në këtë ndeshje ishte pa super yllin Kevin Durant, derisa shkëlqyen Stephen Curry me 36 pikë, 6 kërcime dhe Draymond Green me triple-double prej 20 pikëve, 13 kërcimeve e 12 asistimeve.
Te Portlandi koshashënuesi më i mirë ishte CJ McCollum me 23 pikë, derisa Damian Lillard luajti me probleme në brinjtë e tij dhe shënoi 19 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 21 maj përsëri në palestrën e Portlandit në ora 03:00. Në rast se fiton Golden State Warriors, ata do të kualifikohen në finalen e madhe për herë të pestë radhazi.