SIGAL PRISHTINA
Një hap pranë mbrojtjes së titullit
12 April, 2016 @21:12
Sigal Prishtina nuk ka zhgënjyer para publikut vendas. Ekipi bardhekaltër ka arritur të shënojë fitore komode ndaj Mornarit sonte në ndeshjen e parë finale të BIBL.
Ndër më të dalluarit në ndeshje kanë qenë treshja Dardan Berisha, Mohamed Abukar dhe Jason Washburn te vendasit, ndërsa i dukshëm ka qenë kontributi edhe i Andrew Warrenit.
Çereku i parë i ndeshjes kaloi barabartë. Mornari kishte epërsi të lehtë në fund të 10 minutëshit të parë të ndeshjes, duke dalë në përparsi me një kosh, 2 pikë, për 23-25.
Në 10 minutëshin e dytë të ndeshjes gjërat ndryshuan. Sigal Prishtina aplikoi mbrojtje të fortë. Kështu mysafirët nuk arritën të shënojnë mbi 11 pikë në këtë çerek, derisa Prishtina vazhdoi tutje me 22 të shënuara, për të shkuar në pushim me 22-11, e në total, 45-36.
Edhe pas pushimit ndërmjet pjesëve, Sigal Prishtina ka vazhduar me ritëm të njejtë sikurse në të dytin. Basketbollistët bardhekaltër kanë ndalë Mornarin në 12 pikë, derisa shënuan 23, për të përfunduar në total çerekun e tretë, me 20 pikë epërsi, 68-48.
Në çerekun e fundit ekipi malazez është këndellu sadopak dhe ka arritur t’i bëj ballë bardhekaltërve vendas, por jo për të rrezikuar rezultatin përfunditar të ndeshjes.
Dardan Berisha ka qenë lojtari më efikas te Sigal Prishtina sonte. Duke qenë 55% i saktë nga vija e treshit, Dardani ka shënuar 20 pikë dhe ka kontribuuar me 3 asistime e 6 kërcime në fitoren e Prishtinës.
Atij i ndihmuan edhe Mohamed Abukar me 17, pastaj Jason Washburn me 15 pikë e 10 kërcime si dhe dyshja e ardhur në janar, Andrew Warren me 14 dhe Willie Kemp me 13 pikë e 7 asistime.
Te mysafirët, amerikani Lamont Jones ka shënuar 22 pikë e ka dhënë 7 asistime, ndërsa Balsa Radunovic ka kryer ndeshjen me 19 pikë.
Tash, gjithçka do të vendoset javën që vjen në “Topolica” të Tivarit, ku Sigal Prishtina do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për mbrojtjen e titullit të ligës ballkanike.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Mornar Bar | ||
Çereku i parë | 23 | 25 | |
Çereku i dytë | 22 | 11 | |
Çereku i tretë | 23 | 12 | |
Çereku i katërt | 14 | 20 | |
Kërcime | 36 | 35 | |
Asistime | 18 | 14 | |
Bllokada | 4 | 2 | |
Topa të vjedhur | 10 | 6 | |
Topa të humbur | 13 | 17 | |
Tentime për tre pikë | 10/20 | 7/25 | |
Tentime nga loja | 27/60 | 26/64 | |
Tentime nga gjuatjet e lira | 18/27 | 9/17 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 20 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Mohamed Abukar | 17 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Jason Washburn | 15 pikë | 10 kërcime | 3 bllokada |
4 | Andrew Warren | 14 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Willie Kemp | 13 pikë | 7 asistime | 4 kërcime |
6 | Stanimir Marinov | 3 pikë | 5 topa të vjedhura | 4 asistime |
Statistikat individuale te Mornar Bar
1 | Lamont Jones | 22 pikë | 7 asistime | 4 topa të vjedhura |
2 | Balsa Radunovic | 19 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Robert Sampson | 8 pikë | 10 kërcime | 1 top të vjedhur |
4 | Miroslav Damjanovic | 6 pikë | 1 asistim | - |
5 | Radoje Vujosevic | 4 pikë | 5 kërcime | - |
6 | Marko Mijovic | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Marko Mugosa | 3 pikë | - | - |
8 | Milos Lopicic | 2 pikë | 3 kërcime | - |