Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIMOZ BREZEC BESON NË FITORE

Nuk do ta lëshojmë rastin

Primoz Brezec me top në ndeshjen AEK-Energia/ Foto: fibaeurope.com

Nuk do ta lëshojmë rastin


30 November, 2015 @20:56

Basketbollisti shtatëgjatë slloven, veterani 36 vjeç, Primoz Brezec, beson se ekipi i tij AEK Larnaca ka mundësi të mirë që me fitore të shkojë tutje dhe këtë rast nuk do ta lëshojnë nesër në Prishtinë. 

Në një bisedë me faqen zyrtare të FIBA Europe, Brezec 216 centimetra i gjatë ka thënë se ekipi i tij lojën e parë e ka fituar me anë të mbrojtjes së mirë dhe këtë do ta bëjnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës. 

“Dy fitore deri tash në grup për AEK-un besoj që është rezultat i mirë. Por, tash pasi kemi mundësinë për të shkuar në fazën tjetër të garave, nuk duhet ta lëshojmë atë dhe mendoj që e meritojmë,” ka thënë Brezec. 

“Ne e kemi mposhtur thellë Prishtinën në ndeshjen e parë 101-84 dhe tash duhet të shkojmë dhe të fitojmë atje për t’u kualifikuar,” ka shtuar ai ndër të tjera. 

AEK-ut i duhet fitorja ndaj Prishtinës për të dalë nga Grupi K i FIBA Europe Cup. Brezec është lojtari më i dalluar i tyre përkundër moshës. Slloveni ka mesatare prej 19.8 pikëve dhe 7.6 kërcimeve për ndeshje në FIBA Europe Cup, derisa është koshashënuesi i pestë më i mirë në tërë garën. 


 
Të gjitha lajmet nga