Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: SIXERS - RAPTORS

Nuk dorëzohen, finalisti caktohet në ndeshjen e 7

FOTO/ nba

Nuk dorëzohen, finalisti caktohet në ndeshjen e 7


10 May, 2019 @11:33

Philadelphia 76ers, shënoi fitore ndaj Toronto Raptorsit më lehtë se sa që pritej.

Sixers e mposhti kundërshtarin me rezultat 112-101.

Fitorja e Phillyt erdhi falë lojës ekipore të tyre, me gjashtë lojtarë që luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre u dalluan Jimmy Butler me 25 pikë, Ben Simmons me 21 pikë dhe Joel Embiid me double-doble prej 17 pikëve e 12 kërcimeve.

Performanca prej 29 pikëve, 12 kërcimeve e 5 asistimeve e Kawhi Leonardit, nuk mjaftoi për ta kualifikuar Toronton në finale të Konferencës.

SKEMA E PLAY OFFIT

Rezultati i serisë është 3-3, derisa finalisti i Konferencës Lindore do të caktohet në ndeshjen e shtatë në palestrën e Torontos më 13 maj në ora 01:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA