OLYMPIACOS
Nuk po luan si kampion
6 March, 2014 @23:25
Kampioni aktual, Olympiacosi, ia nisi ndeshjes si kampion me një seri prej 10-0-ve, por më pas nuk arriti ta mbajë këtë ritëm.
Curtis Jerrels dhe Keith Langford, ishin dy lojtarë që e rikthyen skuadrën italiane në lojë, ku dhe e regjistruan një fitore tepër të rëndësishme në Greqi, me rezultat 88-86.
Langford shkëlqeu me 20 pikë, derisa Jerrels kontribuoi me 11 tjera, ndërsa në anën tjetër, mungesa e superyllit Vassilis Spanoulis, u vërejt tek Olympiacos, edhepse Stratos Perperoglou luajti me 22 pikë.
Olympiacos regjistroi humbjen e pestë dhe kanë katër fitore në Grupin E.
Video
Olympiacos-Armani
Tabela aktuale në GRUPIN E
1. Barcelona | 9 F | 0 H | |
2. Emporio Armani | 6 F | 3 H | |
3. Panathinaikos | 4 F | 4 H | |
4. Unicaja Malaga | 4 F | 4 H | |
5. Olympiacos | 4 F | 5 H | |
6. Fenerbahce Ulker | 4 F | 5 H | |
7. Anadolu Efes | 2 F | 6 H | |
8. Laboral | 1 F | 7 H |