GAME 2: RAPTORS - WARRIROS
Nuk udhëtojnë duarthatë në shtëpi
3 June, 2019 @12:40
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Toronto Raptorsin me rezultata 104-109 në ndeshjen e dytë të serisë finale, e barazoi serinë në 1-1.
Starti i mirë i Raptorsave, bëri që ta ngrisin epërsinë deri në 12 pikë në pjesën e parë, por në çerekun e tretë të ndeshjes me një seri prej 18-0, Warriorsat kaluan në epërsi dhe e mbajtën deri në fund të ndeshjes.
Toronto me Kawhi Leonardin e zbriti epërsinë deri në dy pikë, por shënimi nga vija e treshit i Andre Iguodalas krejt në fund, bëri që të dorëzohet skuadra kanadeze.
Gjatë ndeshjes te Warriorsat u lënduan lojtarët Klay Thompson e Kevon Looney, derisa Stephen Curry luajti i sëmurë.
Thompson luajti 32 minuta për skuadrën dhe ishte më i miri me 25 pikë, kurse mori ndihmë edhe nga Curry me 23 pikë të tjera.
Në anën tjetër, Kawhi Leonard shkëlqeu me 34 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Tani seria do të bartet te palestra e Warriorsit. Ndeshja e tretë do të luhet më 6 qershor në ora 03:00.