KAMPIONI
Olympiacos i mban gjallë shpresat
21 April, 2014 @23:09
Gjiganti grek Olympiacos, në ndeshjen kundër Real Madridit, ku përveç fitores nuk kishte opcion tjetër për ta vazhduar play offin, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat të ngushtë 78-76.
Në ndeshjen me plot emocione, tek Olympiacosi u dallua më së shumti Bryant Dunston me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga super ylli Vassilis Spanoulis që shtoi 17 pikë të tjera.
Ndërsa në anën tjetër, 19 pikët e Sergio Rodriguez dhe 18 të Rudy Fernandezit, nuk mjaftuan për ta përfunduar serinë e çerekfinales ndaj Olympiacosit, që tani është 2-1 në të mirë të madrilenëve.
Ndeshja e radhës, përsëri do të luhet në Greqi, me datën 23 prill.
Video
Olympiacos-Real Madrid