BROOKLYN
Fitorja e parë në Play Off, nga Nets
20 April, 2014 @3:06
Brooklyn Nets, arriti një fitore tepër të rëndësishme në Air Canada Center të Torontos.
Skuadra nga New Yorku, e mposhti kundërshtarin me rezultat 98-87, duke kaluar 1-0 në epërsi në seri me Toronto Raptors.
Jason Kidd si trajner, debutoi në Play Off, ku bashkë me djelmoshat e tij, bënë një hap të madh, edhepse kjo është ndeshja e parë e serisë.
Deron Williams dhe Joe Johnson, ishin më meritorit në fitore, të cilët shënuan nga 24 pikë secili, ndërsa në anën tjetër u dallua Kyle Lowry me 22 pikë të shënuara, që nuk mjaftuan për fitoren e parë të Torontos.
D-Will, pas ndeshjes tregoi se fitorja e tyre erdhi duke luftuar:
“Ne sonte nuk ishim të mirë nga vija e treshit, por duke u kujdesuar mirë për çdo top, duke bërë mbrojtje të mirë dhe duke kallëzuar performancë të shkëlqyer, arritëm të fitojmë”.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Air Canada Center të Torontos me 22 prill.
Video
Performanca e Paul Pierce