SENIORET PARA DUELEVE
Orari i ndeshjeve dhe rrugëtimi drejt finales
19 July, 2021 @9:14
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) për herë të parë grumbulloi reprezentacionin e senioreve te femrat në basketboll dhe kështu Kosova tashmë është në Qipro, për të luftuar në kampionatin e shteteve të vogla.
Të përzgjedhurat e Fidan Shatrit janë kryesisht basketbolliste të elitës femrore të ekipeve kosovare.
Kosova bën pjesë në Grupin B të kampionatit të shteteve të vogla bashkë me organizatorët e Qipros dhe Luksemburgun.
ORARI I NDESHJEVE:
20 korrik, 19:00, Qiproja - KOSOVA;
21 korrik, 19:00, KOSOVA - Luksemburgu;
22 korrik, 19:00, Luksemburgu - Qiproja.
Dy vendet e para të grupit, kalojnë në gjysmëfinale të PlayOffit, ku takohen me njërin nga dy vendet e para të Grupit A (Irlanda, Malta, Andorra) për të kërkuar finalen dhe vendin e parë në këtë turne.
Edhe pse kjo do të jetë hera e parë e vajzave në dispozicion të Shatrit si garë ndërkombëtare shtetërore, tashmë mëtohet të arrihet fitorja dhe kalimi tutje që në duelet e para.
Ekipi i Kosovës në këtë turne përbëhet nga: Era Shatri, Alexis Renee Tolefree, Enisa Kamerolli, Ulpiana Emra, Irma Konjusha, Aulona Muhadri, Valbona Bytyqi Osmanaj, Marigona Rushiti, Saranda Daci, Arbnore Perquku, Astera Tuhina, Diedona Halitaj, Diellza Dekaj, Agnesa Rrahmani dhe Jeta Zeka.
Stafi i trajnerëve të Kosovës në Qipro me ekipin senior të vajzave është: Fidan Shatri, - kryetrajner; Lorik Kllokoqi - ndihmës, Kemajl Muja - ndihmës 1 dhe Pal Syla - ndihmës 2.