Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA 2-0 ATLETICO MADRID

Pa pranuar gol, Chelsea siguron çerekfinalen mes ankesave të Atleticos

Foto: uefa.com

Pa pranuar gol, Chelsea siguron çerekfinalen mes ankesave të Atleticos


17 March, 2021 @23:17

Atletico Madrid kërkoi një penallti në minutën e 26 të ndeshjes kur Yannick Carrasco u rrëzua në zonë nga kapiteni i Chelseat Cesar Azpilicueta.

Ndërsa kur më së shumti u ngjall dhe kërkonte golin e barazimit, Stevan Savic u ndëshkua me karton të kuq direkt nga referi i ndeshjes, për t’i shuar të gjitha shpresat e rojiblancove për një rikthim të vonshëm në lojë.

Chelsea mposhti 2-0 Atletico Madridin në Stamford Bridge, për të kompletuar kalimin në tetëshen më të mirë të Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi i Thomas Tuchelit nuk pranoi gol në asnjëherën nga përballjet e së tetës së finales së garës nga madrilenët.

Hakim Ziyech (34) i dha epërsinë vendasve, ndërsa gjithçka vulosi zëvendësuesi brazilian i londinezëve, Emerson që hyri në kohën shtesë të ndeshjes për të shënuar për përfundimtaren 2-0 (90+3).

Mysafirët rrallë rrezikuan në këtë ndeshje, përveç dy tentimeve të Joao Felixit, që dolën të jenë të zbehta për të tundur rrjetën e Edouard Mendyt.

Chelsea, i bashkohet tashmë skuadrave tjera për në çerekfinale të garës, shorti i së cilës hidhet më vonë.


 
Të gjitha lajmet nga